Shqiptari që la botën pa frymë para 39 viteve, kampioni më i ri olimpik e rekord i të gjitha kohërave

Sporti

Shqiptari që la botën pa frymë para 39 viteve, kampioni më i ri olimpik e rekord i të gjitha kohërave

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 10 gusht 2023 Në ora: 11:59
Shaban Tërstena në piedestal në Los Anxhelos në vitin 1984

Para 39 viteve në Lox Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shaban Tërstena shkëlqeu në Lojërat Olimpike në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u bërë shqiptari i parë që fitoi medaljen e artë olimpike.

Pikërisht me 10 gusht të vitit 1984 ai ngjitet në piedestal, duke bërë që e gjithë bota të flasin për djalin e artë, për mundësin e artë dhe më i riu në histori që ka fituar medalje të artë.

Ish mundësi i mirënjohur, sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, kujton kohën para 39 viteve. 

Image

“Sot, me 10 gusht të vitit 1984, kaluan 39 vite kur një sportist shqiptar fitoi medaljen e artë olimpike. 

Të dashur miq, sportistë, artistë, profesorë, trajnerë, gazetarë sportivë, media elektronike dhe të shkruara, familja dhe farefisi im: 

Image

Ndoshta një pjesë e madhe për shkak të xhelozisë, por për shumë njerëz kjo ditë historike nuk është e rëndësishme.

Pa marrë parasysh, unë me një fjalë ju falënderoj nga zemra, të gjithë nga ju që para 39 viteve një pjesë e vogël iu jeni gëzuar fitores time bashkë me medaljen e artë olimpike në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Image

Shaban Tërstena me nënën e tij

Prandaj, kjo është arsyeja pse unë mbaj mend sot, saktësisht 39 vjet më parë, kur ora Olimpike filloi të trokiste, për të përmbushur ëndrrën time të fëmijërisë, për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Los Anxhelos për herë të parë”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.

Si ka arritur deri në majën e olimpit, më së miri tregon rrugën Shabani i madh. 

“Për të arritur atje në majën e lartë të Olimpit sportiv, atje ku mund të hipin vetëm më të fuqishmit, më të guximshmit, unë Shaban Tërstena duhej të kaloja një rrugë të rëndë, me gjemba një rrugë e vështirë, golgotën e vërtetë, për mua si sportist shqiptar, si një djalosh i ri, ishte shumë e vështirë si shqiptar në ato kohë të vështira.

Gjithçka filloi në ditën e parë të Vitit të Ri në Shkup, të premten, ditën e parë, 1 janar 1965, ku pikërisht në këtë ditë lindi një djalë i varfër në lagjen ‘Jahija Pasha’, në një rrugë të  paasfaltuar me baltë dhe gropat, që të çojnë drejt në shtëpinë ku nëna e kampionit Sadia, e cila fatkeqësisht prej shumë vitesh nuk jeton mes nesh, lumturon familjen e tij me një tjetër fëmijë mashkull të shëndetshëm.

Ajo nënë Sadia do të sjellë në jetë Shaban Tërstenën, i cili më vonë pas 19 vitesh emrin e tij do ta shkruajë me shkronja të arta në historinë e sportit. 

Ai do të shpallet kampion olimpik, më i riu në moshën 19-vjeçare, një rekord i të gjitha kohërave të historisë olimpike 127 vjet, nga viti 1896 deri në Lojërat e fundit Olimpike në 2021 në Tokio.

Më kujtohet si sot se si i prisja me padurim të kalonin çdo sekondë, çdo minutë, çdo ditë e natë deri në momentin e shumëpritur, më të preferuarin në jetën time si sportist”, ka nënvizuar Tërstena. 

Legjenda e sportit shqiptar si gjithmonë modest përmend edhe trajnerin që i dha frymëzim.

“Ku sot, 39 vjet më parë, me 10 gusht ishte një ditë e premte në vitin 1984, medalja e parë e artë olimpike u fitua nga një shqiptar nga Shkupi në Los Anxhelos, ku u ngre triumfalisht dora e artë olimpike.

Ishte momenti kur më dha shenjat Zoti im i plotë fuqishmi, sikur fliste me mua ti Shaban dhe tani i ndjeri trajneri ynë Hajush Sinani që mos u dorëzoni, vazhdoni rrugën të stërvitesh sa më shumë se do të realizohet ëndrra juaj e fëmijërisë Por ne vazhduam edhe pse ne nuk kishim fare kushte nuk kishim as palestra as fitnes, por ishte një rrugëtim shumë i gjatë dhe i mundimshëm.

Por isha gati për udhëtime të gjata dhe të vështira, isha i përgatitur për fitore dhe për çdo kundërshtar. Vetëm për të qenë një sportist i madh në Gadishullin Ballkanik, në Evropë dhe në botë.

Ëndrra e artë u bë realitet sot me 10 qershor të vitit 1984, e arta Olimpike ishte momenti më i lumtur i jetës sime, i përmbushur me përplot suksese, një djalosh nga lagja e varfër u bëra kampion më i riu olimpik vetëm me 19 vjeç.

Kjo është jeta e një Kampionit Olimpik, unë duhet t’ju them, dhe ju ta dini”, thotë Tërstena.

Cili ishte sekreti i këtij suksesit për Shaban Tërstena që stërvitej në kushtet shumë të vështira në krahasim me sportistët e shteteve tjera që kishin kushtet ideale.

“Asnjë kampion nuk lind, por bëhet kampion vetëm me stërvitje shumë të forta me disiplinë të madhe, vullnet, me shpirtin luftarak dhe  shumë sakrifica, duke derdhur shumë djersë nga trupi, me fanatizëm të madh, duke u stërvitur çdo ditë e natë, në dëborë. dhe shiu, vetëm për t'u bërë një kampion i madh.

Ky ishte sekreti im i suksesit  në shpirtin tim sportiv! Stërvitje dhe vetëm trajnim! Isha i pari që shkova në trening por i fundit e kam lënë stërvitjen. Këtu janë kujtimet e mia nga karriera ime e pasur që dua t'ua përcjell të gjithë sportistëve të rinj. Zgjidhni një sport, gjeni veten në të dhe përkushtojuni suksesit, ndoshta ju jeni kampioni i ardhshëm!”, ka treguar Tërstena.

Djaloshi që e la tërë botën pa frymë, ka rekord fitoresh.

“Ky është satisfaksioni im më i madh që më bën të ndihem krenar edhe sot e kësaj dite, në këtë moshë 59 - vjeçar që jam i mbushur me plot gëzim, natën e kam bërë ditë sepse gjatë jetës sime kam arritur 757 fitore në arenën sportive botërore.

Asnjëherë nuk pendohem për sakrificat e mëdha, për derdhjen e djersës dhe përjetimin e shumë padrejtësive që më janë bërë, momente me stres dhe emocione, shqetësime psikike.

Madje as për faktin se pavarësisht sukseseve të mia, asnjëherë̈ nuk jam valorizuar materialisht nga shteti i atëhershëm .

Kjo është arsyeja pse unë mbaj mend sot 39 vjet më parë, me 10 gusht të vitit 1984, kam lindur për të pasur sukses, jo për të pasur dështime. 

Edhe një herë, urime Shaban për 39 vjetorin e vitit të artë olimpik dhe me dëshirë që vitin e ardhshëm të festojmë, përsëri 40 vjetorin e  medaljes së artë olimpike 

Faleminderit të gjithëve që dinë ta vlerësojnë këtë ditë. Me respekt nga sportisti i shekullit XX”, ka përfunduar Tërstena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat