Greqia demolon Serbinë dhe kalon në finale

Sporti

Greqia demolon Serbinë dhe kalon në finale

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 15:15
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Greqisë është finalistja e parë e Botërorit të uaterpollo-s, e cila aktualisht është duke u zhvilluar në Japoni.

Në gjysmëfinalen e parë, Greqia mundi Serbinë me rezultat bindës 13-7, duke siguruar finalen e Botërorit dhe në kohë të njëjtë edhe pjesëmarrjen në Lojrat Olimpike në Paris, në vitin 2024.

Serbia e para kaloi në epërsi 0-1 me një gol në kundërsulm dhe më pas, me një penallti barazoi shifrat në 2-2 para përfundimit të çerekut të parë.

Mirëpo pasoi një periudhë e gjatë pa gol për vaterpolistët serbë. Grekët fituan çerekun e dytë me 3-0 dhe arritën epërsi të madhe pran rezultatin me 6-2.

Në vazhdim me një mbrojtje solide nuk pësuan gol as në katër minutat e para të periudhës së tretë, duke i hapur rrugën një fitoreje bindëse, e cila u shpreh me rezultat 13-7. Në gjysmëfinalen e dytë, do të përballen kombëtaret e Spanjës dhe Hungarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat