Rodrygo: Mbappe vjen te Reali çdo vit

Sporti

Rodrygo: Mbappe vjen te Reali çdo vit

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 17:19
Rodrygo

Rodrygo siguroi se nuk di asgjë për ardhjen e mundshme të Kylian Mbappe te Real Madrid, por pranoi se ardhja e yllit francez në klubin spanjoll do t’i ndihmojë shumë.

Sulmuesi brazilian po shijon pushimet e tij para se t’i bashkohet përgatitjeve të skuadrës së tij për sezonin e ardhshëm dhe nuk duket të jetë i shqetësuar se një ardhje e mundshme e yllit të Parisit do ta bëjë konkurrencën më të madhe në sulm.

“Tek Real Madrid çështja e transferimeve është shumë e komplikuar, pasi Mbappe vjen çdo vit në skuadër. Nuk kam informacion për këtë rast, jemi ende në pritje.

Sigurisht që shpresoj të vijë. Prania e tij do të na ndihmojë shumë, por ne ende nuk dimë asgjë“, theksoi asi 22-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat