Karaqi i ka dy fjalë emocionuese për Fehmi Mahallën

Sporti

Karaqi i ka dy fjalë emocionuese për Fehmi Mahallën

Nga: K.G. Më: 1 korrik 2023 Në ora: 19:26
Alvin Karaqi e Fehmi Mahalla

Karateisti Alvin Karaqi është kampion në kategorinë -84 kg në Lojërat Evropiane, që u mbajtën në Krakow të Polonisë.

Karaqi ka përfaqësuar Shqipërinë, duke e fituar medaljen e artë.

Karateisti i shquar, emocionon me disa fjalë për trajnerin e tij, Fehmi Mahalla, i cili është më i merituari për këtë sukses të madh. 

Mahalla është kampion i Evropës në vitin 2004 në Tenerife të Spanjës  

“Një trajner i mirë mund të ndryshojë një lojë, një trajner i madh mund të ndryshojë një jetë 

Ai ndryshoi timen! 

Përherë falënderues ndaj vëllaut tim të madh, kampionit, Fehmi Mahallës. 

Përgjithmonë në borxh!”, ka shkruar Karaqi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat