Osmani: Ministrin Bortniczuk e njoftova për kandidimin zyrtar të Kosovës 

Sporti

Osmani: Ministrin Bortniczuk e njoftova për kandidimin zyrtar të Kosovës 

Nga: K.G. Më: 22 qershor 2023 Në ora: 19:43
Pamje nga takimi

Zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, sot është takuar me ministrin për Sport dhe Turizëm në Poloni, Kamil Bortniczuk.

Aty diskutuam për shumëçka në lidhje me sportin, me theks të veçantë edhe për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 në Kosovë.

“Sot u takova me ministrin për Sport dhe Turizëm në Poloni, z. Kamil Bortniczuk. 

E përgëzova për hapjen zyrtare të Lojërave Evropiane si dhe për angazhimin e tyre të gjithmbarshëm në përgatitjen dhe organizimin e kësaj ngjarjeje sportive.

Ministrin Bortniczuk e njoftova për kandidimin zyrtar të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, gjersa shprehu gatishmëri që përvojën e tyre nga Lojërat Evropiane ta ndajë me ne.

Duke parë ngjashmëritë në vizionin tonë për të ardhmen e sportit, u dakorduam që ta fuqizojmë bashkëpunimin mes dy shteteve përmes projekteve konkrete në sport.
Kosova dhe Polonia, janë shtete mike, ndërsa përmes sportit do ta fuqizojmë edhe më shumë këtë miqësi”,
ka bërë të ditur Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat