Dy argjendi dhe dy të bronzta në peshëngritje

Sporti

Dy argjendi dhe dy të bronzta në peshëngritje

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 16:05
Adi Sula

Shqipëria vijon të bëjë mirë në Lojërat Olimpike Speciale që po organizohen në Berlin që prej datës 17 qershor, teksa pas medaljes së artë në not, ka shtuar edhe katër medalje të tjera, dy argjendi e dy bronzi.

Këtë herë ka qenë peshëngritësi Adi Sula, që ka marrë të katër medaljet në disiplina të ndryshme të peshëngritjes, duke bërë një përfaqësim dinjitoz të vendit tonë në Special Olympics, një event sa sportiv, aq edhe human, i sponsorizuar nga Coca-Cola.

Rezultatet e Adi Sulës në peshëngritje konfirmojnë edhe njëherë traditën e mirë që Shqipëria ka në këtë sport, ku vazhdimisht është përfaqësuar më së miri në eventet ndërkombëtare.

Special Olympics Albania përfaqësohet në Lojërat Olimpike Speciale të Berlinit me 10 sportistë, të cilët garojnë në sporte si noti, atletika, basketbolli e peshëngritja, teksa rezultatet janë vërtetë inkurajuese, ndonëse në një event të tillë ato janë në plan të dytë.

Një ditë më parë, Shqipëria mori medaljen e parë të artë Olimpike në Lojërat Speciale, me notarin Gersi Troka, që ia doli të bëjë një garë fantastike dhe të vendosë një kohë ndjeshëm më të mirë se rivalët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat