Dy trofe në Kosovë një në Poloni për turneun ‘Prishtina Open’

Sporti

Dy trofe në Kosovë një në Poloni për turneun ‘Prishtina Open’

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 15:26
Miloswz Sawcak

Me 17 qershor 2023 në pallatin e rinisë dhe sporteve në Prishtinë u organizua turneu për ditën e çlirimit të Prishtinës “Prishtina Open 2023” për kategoritë U19 meshkuj e femra si dhe për veteranë mbi 50 vjeçar.

Pjesëmarrja ishte mjaft e madhe me përfaqësues nga shtete si Greqia, Gjermania, Mali i zi, Maqedonia, Polonia dhe Shqipëria.

Garat u organizuar në grupe me nga 3 e 4 lojtarë sipas sistemit secili me secilin, e pastaj 2 të parët e grupit kaluan në skeletin kryesor ku garat u organizuan me sistem eliminimi.

Image

Pamje nga gara

Kishte shumë ndeshje të forta në të gjitha kategoritë e po ashtu edhe shumë befasi, por mbi të gjitha sportivitet dhe atraktive Në kategorinë mbi 50 në gjysmëfinalen e parë u takuan Ertan Huner vs Dimitrije Zogovski e cila ishte mjaft e baraspeshuar por ne fund triumfoi Ertan Huner me 3:0, në gjysmë finalen tjetër u takuan Besart Domaniku vs Eroll Boshnjaku, Erolli në tetën e finales kishte triumfuar ndaj polakut favorit beri mjaft rezistencë, por Besarti ishte shumë i disponuar për lojë e triumfoi me 3:1.

Finalja ishte shumë e mirë, por Besarti triumfoi me 3:0 ndaj Ertan Huner për tu shpallur kampion i këtij turneu. Për vendin e tretë Dimitrije Zogovski triumfoi ndaj Eroll Boshnjakut me rezultat të ngushtë 3:2.

Në kategoritë U19 të femrave po ashtu patë shumë ndeshje të mirë, vlen të përmendet paraqitja e mire 9 vjeçares Christina Heim nga Gjermania e cila arriti deri në të tetën e finales e u ndal nga Maqedonasja Sara Stojanovska me rezultat te ngushtë 3:2.

Në gjysmëfinalen e parë Lene Osmani u takua me Taibe Rulin nga e cila fitoj me 3:1, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër Samanta Agolli nga Shqipëria fitoi bindshëm nga maqedonases Sara Stojanovska me rezultat 3:0

Në finale Lene Osmani, që është duke treguar formë të mirë, triumfoi me rezultat 3:0 ndaj kampiones nga Shqipëria për tu shpallur kampione, për vendin e tretë u zhvillu luftë e baraspeshuar ndërmjet Taiber Rulit dhe Sara Stojanovska të cilën e fitoj maqedonasja me 3:2.

Në kategorinë U19 të meshkujve kishte numër më të madh të të paraqiturve e po ashtu edhe ndeshje mjaft të forta. Në gjysmëfinalen e parë polaku Miłosz Sawczak fitoi ndaj Aron Koni të Shqipërisë me 3:0, e në gjysmëfinalen tjetër Blendi Hajdari fitoi me 3:1 ndaj Arti Karabaxhakut.

Në finale polaku Miłosz Sawczak fitoi me 3:1 Blendi Hajdari. Blendi filloj furishëm dhe mori setin e parë, e ishte duke fituar edhe setin e dytë, por fati nuk ishte në favor të tij, duke humbur setin e dytë e pastaj

edhe dy setet tjerë. Për pozitën e tretë Aron Koni ishte më i disponuar se Arti Karabaxhaku për të triumfuar me 3:1.

Në përgjithësi turneu ishte shumë mirë i organizuar dhe të pranishmit panë shumë ndeshje të forta me poenë shumë atraktive, ndërsa sot janë duke u zhvilluar ndeshjet në kategorinë e seniorëve. Finalja e meshkujve është paraparë nga ora 20:00 e cila është paraparë të transmetohet në RTK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat