Angjela Berishaj shkëlqen, e bronztë në Luksemburg

Sporti

Angjela Berishaj shkëlqen, e bronztë në Luksemburg

Nga: K. G. Më: 11 qershor 2023 Në ora: 23:04
Angjela Berishaj

Përfaqësuesja malazeze e taekwondos, shqiptarja Angjela Berishaj, fitoi medaljen e bronztë në turneun ndërkombëtar “Luksemburgu Open”.

Në startin e garës në kategorinë deri në 73 kilogramë, seniorja e klubit Besa e ka mundur me rezultat 2:0 gjermanen Lea Selin Mini.

Në finale, ajo u ndal nga francezja Ester Vander-Zvole por me vendimin e gjyqtarëve.

Angjela e nisi mirë dhe avancoi me 4:2 dhe ishte në epërsi deri në fund.

Francezja arriti të barazojë, ndaj finalisti u vendos nga gjyqtarët.

Gjyqtarët e linjës i dhanë avantazhin francezes”, tha mes të tjera trajneri Nikolla Gegaj për agjencinë ‘MINA’.

“Jam i kënaqur, sepse është sukses i madh të fitosh medalje në garën me 922 garues”, tha Gegaj.

Përgatitjet për Lojërat Evropiane në Krakow vazhdojnë dhe Gegaj tha se beson se Berishaj do të lërë përshtypje të mirë edhe në atë garë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat