Hulk-u shqiptar synon çmendurinë, të futet në Libër të Ginisit 

Sporti

Hulk-u shqiptar synon çmendurinë, të futet në Libër të Ginisit 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 30 maj 2023 Në ora: 16:42
Bujar Muli

Djaloshi nga Vushtrria, Bujar Muli, i njohur si Hulk-u shqiptar, po përgatitet për sfidën e madhe në mes të muajit korrik.

Muli ka një synim, që të futet në Libër të Ginisit.

Hulk-u shqiptar synon rekordin 1.530 kilogram.

Ky aktivitet do të mbahet në palestrën e sportit “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri. 

“Është pesha më e madhe në botë me mbajtur në trup.

Synimi im është me thye rekordin dhe me hy në Libër të Ginisit”, thotë për gazetën  kombëtare “Bota sot”.

Hulk-u shqiptar synon çmendurinë, nëse dikush i afrohet në rekordin 1.530 kg, do të kërkojë edhe deri 2.000 kilogram që t’i ngreh peshat!

Muli me gjasë do të mbajë me trup thasë të çimentos me peshë të përgjithshme 1530 kilogram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat