Shkëlqeu në Kroaci, mundësja e re Ajla Kadriji me dy medalje në festivalin e Poreçit

Sporti

Shkëlqeu në Kroaci, mundësja e re Ajla Kadriji me dy medalje në festivalin e Poreçit

Më: 28 maj 2023 Në ora: 11:37
Ajla Kadriji

Sportistja e talentuar shqiptare Ajla Kadriji (46 kg) vazhdon me shkëlqimin e saj në turnet e forta të mundjes nëpër Kroaci,.

Në turneun “World Wrestling” festival në Poreç të Kroacisë, 13-vjeçarja e zuri vendin e dytë në konkurrencë individuale, ndërsa vendin e parë me ekipin e reprezentacinit të Kroacisë.

Është ky edhe një sukses tjetër i jashtëzakonshëm i mundeses së re shqiptare me origjinë nga fshati Dobërdoll i Gostivarit.

Mirëpo, për Ajlën nuk ka pushim, pasi ajo nga nesër nis përgatitjet një javore për kampionatin europian U15 vjet, i cili do të zhvillohet gjatë muajit qershor në qytetin hungarez Kaposhvar.

Kujtojmë se, Ajla para pak kohësh, si pjesë e reprezentacionit të Kroacisë, e fitoi medaljen e argjendtë në turneun e fuqishëm ndërkombëtar “Arena Open 2023” në Pula të Kroacisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat