Mundja shqiptare korr medaljet e para në stilin greko-romak

Sporti

Mundja shqiptare korr medaljet e para në stilin greko-romak

Më: 14 maj 2023 Në ora: 14:35
Mundësit shqiptar

Në sallën sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet ka nisur edicioni i tretë i turneut “Muhamet Malo” në sportin e mundjes.

Një turne ndërkombëtar, që mblodhi në Tiranë mundës nga 12 vende të botës dhe 150 sportistë, çka tregon për rëndësinë e këtij aktiviteti, dedikuar një prej personaliteteve të këtij sporti, ish-president i mundjes shqiptare.

Në ditën e parë të garave u zhvilluan duelet e stilit greko-romak dhe emocionet e rivaliteti nuk munguan. Shqipëria e mbylli këtë stil me një medalje të artë, dy argjenti e 4 bronzi, duke bërë një paraqitje të mirë. Mundësi shqiptar Kevin Kupi u shpall edhe mundësi më i mirë i këtij stili, ndërkohë që garat vijojnë me stilin e lirë.

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së garave është familjarët e Muhamet Malo, që falënderuan pjesëmarrësit e uruan organizatorët për këtë turne.

Nuk munguan edhe ikonat e këtij sporti e drejtues të sportit shqiptar, që vlerësuan figurën e Muhamet Malo e ndoqën nga afër garat.

Fituesit, stili greko-romak

55kg, Hasan Alhardhi (Arabia)

60kg, Fetene Melkamu (Izrael)

63kg, Vitalie Eriomenco (Moldavi)

67kg, Nagorgin Shon (Izrael)

72kg, Deivid Dimitrov (Bullgari)

77kg, Kevin Kupi (Shqipëri)

82kg, Daniel Cojoc (Rumani)

87kg, Ioan Dimitrov (Bullgari)

97kg, Rosistalv Cavali (Moldavi)

130kg, Istvan berei (Rumani)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat