​Dy federata kërkojnë intervenim urgjent në Pallatin e Rinisë

Sporti

​Dy federata kërkojnë intervenim urgjent në Pallatin e Rinisë

Më: 8 maj 2023 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Të hënën janë takuar sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, dhe sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku.

Gjinovci e Dushku kanë përgëzuar njëri-tjetrin për aktivitetet e fundit, ndërsa kanë diskutuar për koordinim sa më të mirë për ngjarjet ndërkombëtare që dy federatat i organizojnë gjatë verës.

Dy prej federatave më të mëdha sportive në vend kanë bërë kërkesë që të bëhen intervenime në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në mënyrë që palestra e kësaj qendre dhe hapësirat përcjellëse të jenë në përputhje me kërkesat e EHF-së dhe FIBA Evropës. Kërkesa i drejtohet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe Komunës së Prishtinës.

Kujtojmë që si FHK-ja ashtu edhe FBK-ja kanë organizime të rëndësishme për grupmoshat e reja gjatë verës, përcjellë KosovaPress.

Gjinovci e Dushku janë pajtuar për takime të tjera në mënyrë që koordinimi i aktiviteteve të jetë i duhuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat