Karateistët e Kushtrimit udhëtuan për medalje, kthehen me të artë dhe të bronztë!

Sporti

Karateistët e Kushtrimit udhëtuan për medalje, kthehen me të artë dhe të bronztë!

Më: 9 prill 2023 Në ora: 11:37
Karateistët e Kushtrimit

Shefik Ramadani (12 vjec, -52kg) dhe Erdonit Sadiki (-47kg), të dy anëtarë të KK “Kushtrimi” nga Hasanbegu kanë fituar medalje në kampionatin e Maqedonisë së Veriut në karate për pionierë, që është zhvilluar të shtunën në Kriva Palanka.

Dy karatesistët ishin mjaftë të suksesshëm në këtë kampionat, derisa luftërat e tyre u shpërblyen me medalje.

Shefik Ramadani doli kampion, kurse Erdonit Sadiki doli i treti.

Këta dy do ta prezantojnë klubin dhe shtetin në ballkaniadën e ardhshme, në fund të muajit maj në Tivar të Malit të Zi.

Sikurse Ramadani, po ashtu edhe Sadiku premtojnë rezultate edhe më të mira në kompeticionet e radhës.

Edhe trajneri Irfan Aliu është shprehur shumë i kënaqur me suksesin e arritur të KK Kushtrimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat