Përfaqësim i denjë shahistëve të Kosovës në Kampionatin Evropian 2023

Sporti

Përfaqësim i denjë shahistëve të Kosovës në Kampionatin Evropian 2023

Nga Më 14 mars 2023 Në ora: 11:20
Nderim Saraçi e Gani Hamiti

Përfaqësim i denjë shahistëve të Kosovës në Kampionatin Evropian 2023, kampion doli Alexey Sarana, shqiptarit Daniel Dardha, medalja e bronzit!

Me takimet e xhirosë së 11-të/të fundit/pas dy javë garash, organizuar nga Federata e Shahut të Serbisë dhe Unioni Evropian i Shahut, në Vrnjaçka Banjë ka përfunduar Kampionati vetjak i Evropës e në shah 2023.

Titullin e kampionit të Evropës e fitoi Kryemjeshtri i FIDE-së, Alexey Sarana me 8,5 pikë, sa patën edhe Kryemjeshtri i Rumanisë, Kirill Shevchenko dhe Kryemjeshtri shqiptar që i mbron ngjyrat e Belgjikës, Daniel Dardha.

Ky i fundit në edicionin e ri të garave do të luaj për Klubin e shahut Ferizaj. Në mesin e 484 shahistëve nga 40 shtete të Evropës pjesëmmarrës ishin edhe dy shahistë nga Kosova, Mjeshtri Ndërkombëtar, Nderim Saraçi, kampion i Kosovës dhe Mjeshtri i FIDE-së, Gani Hamiti, nënkampion.

Ata patën paraqitje dinjitoze e në veçanti Nderim Saraçi që në pjesën dërmuese të takimeve u përball më Kryemjeshtrit më të njohur të shteteve evropiane.

Në anën tjetër Mjeshtri i FIDE-së, Gani Hamiti, nënkampion i Kosovës pat paraqitje solide.

Garat u zhvilluan nga 3-13 mars dhe u luajt sipas sistemit zvicëran me 11 xhiro.

Në xhironë e 11-të,/të fundit/ që u zhvillua të hënën, më 13 mars nga ora 15 00, Nderim Saraçi në përballje me Mjeshtrin e FIDE-së, Leonardo Costa të Gjermanisë, ka remizuar.

Me këtë remizim, Nderim Saraçi ka tubuar 6 pikë, prej tyre 3 fitore, 6 remizime dhe 2 disfata. Në anën tjetër Gani Hamiti ka shënuar fitore kundër përfaqësueses nga Izraeli Dana Kochavi.

Me këtë fitore, Gani Hamiti ka tubuar 4,5 pikë me 3 fitore, 3 memizime dhe 5 disfata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat