Shqiptari i Kosovës gjunjëzon serbin në Serbi

Sporti

Shqiptari i Kosovës gjunjëzon serbin në Serbi

Nga: Gani Kosumi Më: 4 mars 2023 Në ora: 22:22
Nderim Saraçi

Në Banjë të Vranjës janë zhvilluar dy xhirot e para të Kampionati vetjak të Evropës në shah.

Në mesin e 484 shahistëve nga 40 shtete  të Evropës pjesëmarrës janë edhe dy shahistë nga Kosova, Mjeshtri Ndërkombëtar,

Nderim Saraçi, kampion i Kosovës dhe Mjeshtri i FIDE-së, Gani Hamiti, nënkampion.

Ky kampionat zgjatë nga 3-13 mars.

Garat po zhvillohen sipas sistemit zviceran me 11 xhiro. 

Në dy xhirotë e para dy shahistët tanë mund të thuhet se kaluan shumë mirë. Në xhiron e parë, Mjeshri ynë Ndërkombëtar,

Nderim Saraçi ka remizuar me Mjeshtrin e FIDE-së, Samaill Deyan Kostov, të Bullgarisë, kurse Gani Hamiti  Mjeshtri i FIDE-së po ashtu ka remizua me Mjeshtrin e FIDE-së, Alpatslan Isik të Turqisë.

Në xhironë e dytë të zhvilluar të shtunë pas dite, Nderim Saraçi ka shënuar fitore ndaj shahistit të Serbisë, Dushan Kruniq, kurse Gani Hamiti ka pësuar disfatë në çastet e fundit në cajnot kundër shahistit rus, që ka luajtur nën emblemën e FIDE-së, Shubin Kirill.

Në xhiron e 3-të, që zhvillohet të dielën, më 5 mars nga ora 15,00, Nderim Saraçi përballet me Kryemjeshtrin nga Azerbajxhani, Misratdin Iskanarov, kurse Gani Hamiti luan kundër shahistit serb, Mjeshtrit Ndërkombëtar, Nenad Paniq,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat