Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, befasohet 

Sporti

Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, befasohet 

Nga: K. G. Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 18:34
Shaban Tërstena, majtas, Sebahate Haskaj në mes dhe Valon Haskaj, djathtas

Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988, Shaban Tërstena, ish mundësi i mirënjohur, pas shumë viteve ka takuar mësuesen, nga e cila mësoi shkronjat e para të alfabetit.

Tërstena thotë se kjo është diçka e veçantë madje këtë ngjarje e lidhë edhe me një detaj tjetër.

“Ky është vullneti i Zotit me të cilin dje u zbulua e gjithë kjo histori e jetës sime sportive.

Dje, pas shumë vitesh, takova mësuesen time të klasës së parë, kur fillova të mësoj shkronjat e para të gjuhës shqipe, të shkruaj dhe të lexoj nga mësuesja ime, Sebahate Haskaj. 

Sigurisht që isha i kënaqur që pas kaq vitesh u takuam dhe mund të bisedonim bashkë edhe  me djalin e tij Valoni.

Por imagjinoni tani miq, si është jeta dhe sa të çuditshme dhe të pabesueshme janë këto histori jete, mësuesja ime dhe trajneri im kur ishin fëmijë.

Pra, këtu fillon kjo histori, mësuesja ime Sebahatja, dhe i ndjeri, trajneri im legjendar Hajrush Sinani, të cilët kanë mësuar së bashku që nga klasa e parë deri në klasën e 8-të te shkolla e vjetër “Liria”.

Pra, kjo është një storie që ndodh rrallë në jetën e njerëzve, ndaj jam edhe më krenar dhe ndihem fituesi më i madh me këto dy legjenda, me mësuesen time Sebahate që më mësoi të shkruaj e të lexoja dhe trajnerin tim, të ndjerin Hajrush Sinani, me të cilin kam kaluar 20 vjet gjatë gjithë karrierës sime të suksesshme sportive dhe më bëri kampionin më të ri olimpik në vitin 1984.

Nuk kam çfarë të them tjetër, bravo, bravo, edhe unë jam krenar me juve por gjithashtu edhe unë jam munduar me sakraficën time t’ju bëj krenar, nxënësi dhe sportisti juaj”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat