Toska garanton

Sporti

Toska garanton

Më: 15 janar 2023 Në ora: 16:29
Toska garanton

Vazhdojnë përgatitjet në ekipin e peshëngritjes së Shtërmenit. Trajneri Leonard Toska, në një prononcim për “Panorama Sport” ka shpalosur objektivat e 2023-shit, teksa thotë se ka pritshmëri të larta nga dy talentet, Ertjan Kofsha dhe Samoel Rrasa.

“Nuk kemi bërë asnjë ditë pushim, përveç 31 dhjetorit. Stërvitja po vijon rregullisht me dy seanca në ditë. Sportistët e Kombëtares,

Kofsha dhe Rrasa, janë në formë shumë të mirë, por gjithashtu edhe pjesa tjetër e ekipit po ecën kënaqshëm, gjë që më bënë optimist, pasi Kombëtares kuqezi do t’i shtohen të tjerë talente nga Shtërmeni.

Ky vit do të jetë shumë i ngarkuar dhe i ngjeshur me gara për ne, por që nuk na trembin aspak. Në mars keni garën e parë,

Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në Tiranë për të rinj dhe Kofsha do të jetë pretendent kryesor për medalje. Siç e kam theksuar gjithmonë ai do të bëhet një kampion i madh i shtangës shqiptare”, thotë trajneri Toska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat