Zymberi: Shumicën e ekceseve e nxitin kryesitë e klubeve

Sporti

Zymberi: Shumicën e ekceseve e nxitin kryesitë e klubeve

Nga: K.G. Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 17:26
Zymberi

Kryetari i Shoqatës së Trajnerëve të Boksit të Kosovës, Musli Zymberi, është i tronditur nga dhuna në sport, sidomos në ndeshjen finale të Superkupës së Kosovës në basketboll, mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës, ku tifozët e të dy klubeve shkaktuan dhunë të shfrenuar në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.   

“Në vendet përparimtare, sporti kultivohet me bë miqësi të reja, si duket në Ballkan, më shumë bën armiqësi, se sa miqësi.

Fatkeqësisht! Keqbërësit duhet sanksionuar, pse jo edhe larguar nga palestrat dhe fushat sportive.

Mendoj se shumicën e ekceseve e nxitin kryesitë (shtabet) e klubeve. Uroj që të jem i gabuar në këtë konstatim.

E them nga përvoja ime mbi katër dekada në sport”, ka komentuar Zymberi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat