Pas gazetarit amerikan, ndërron jetë edhe një reporter

Sporti

Pas gazetarit amerikan, ndërron jetë edhe një reporter

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 23:28
Khalid Al Misslam

Këtë të diel është njoftuar ndarja papritur nga jeta e Al Misslam.

Ky është gazetari i dytë që vdes gjatë Kupës së Botës në Katar, pas amerikanit, Grant Wahl. Për momentin nuk dihen shkaqet e ngjarjes tragjike.

Khalid Al Misslam punoi si fotoreporter për kanalin e Katarit “Al Kass TV”. Deri më tani, nuk ka asnjë informacion të mëtejshëm për vdekjen e Al Misslam. “Gulf Times”, një gazetë e Katarit, i dërgoi ngushëllimet familjes përmes mediave sociale.

Kjo ngjarje ndodhi pak orë pas vdekjes së Grant Wahl. Të premten, më 9 dhjetor, “US Soccer” raportoi se gazetari amerikan vdiq teksa ishte i angazhuar në Kupën e Botës. Raportet e para zbuluan se Ëahl, 48 vjeç, po mbulonte ndeshjen mes Argjentinës dhe Holandës në stadiumin Lusail.

Në këtë Botëror, në Katar, kanë ndodhur dy vdekje të papritura nga radhët e medias. Dhe të dyja, brenda pak orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat