Bad News Eagles në ndeshjen për mbijetesë do të përballen me ekipin numër një në botë

Sporti

Bad News Eagles në ndeshjen për mbijetesë do të përballen me ekipin numër një në botë

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 09:54
Bad News Eagles

Bad News Eagles e kanë shijuar edhe humbjen e dytë në “Legends Stage” të turneut më të madh në botë në CS:GO.

Ekipi kosovar u mposht 16:8 nga ekipi ENCE.

Kësisoj, BNE tani kanë dy humbje dhe asnjë fitore, teksa do të luftojnë për mbijetesë në ndeshjen e radhës.

Por, aty do ta kenë jashtëzakonisht vështirë, kjo pasi që do të përballen me ekipin e ranguar numër një në botë, FaZe Clan.

Ndeshja fillon nga ora 17:30 dhe zhvillohet në “Best of 3”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat