Një zyrtar i federatës: Statuti nuk e lejon mbi 65 vjet! Shefqet Hasani ka pas problem me rrjetë 

Sporti

Një zyrtar i federatës: Statuti nuk e lejon mbi 65 vjet! Shefqet Hasani ka pas problem me rrjetë 

Nga: K. Goca Më: 25 tetor 2022 Në ora: 16:21
Ramadan Beshiri

Federata e Triathlonit e Kosovës e ka mbajtur kuvendin e jashtëzakonshëm dhe nuk ka zgjatur më shumë se 12 minuta.

Kuvendi është mbajtur online dhe ka përfunduar në kohë rekorde.

Edhe një zyrtar i federatës e ka pranuar se Kuvendi ka zgjatur vetëm 12 minuta dhe sipas tij, delegatët nuk kanë pas që të thonë ndonjë gjë të veçantë.

“E kanë pas materialin 7 ditë para kuvendit dhe vetëm janë miratuar ato në kuvend”, tha një zyrtar i federatës që nuk pranon t’i publikohet emri.     

Kryetari i klubit KT Dardania e Prishtinës, Ramadan Beshiri, ankohet se nuk e kanë lejuar të marrë pjesë për shkak të moshës. “E çuditshme cili ligj në botë ia ndalon një veprimtari si unë mos me marr pjesë se i ka mbi 65 vjet”, tha Beshiri.

“Statuti e ndalon mbi 65 vjet të jetë pjesë e Kuvendit. Këtë statut vetën e kanë votuar po ashtu edhe i nderuari Beshiri”, tha zyrtari i federatës.  

“Kur e propozova për delegat Shefqet Hasanin i shoqërisë me të përcollëm kuvendin por edhe këtu nuk iu dha fjala nga Gazmend  Maxhuni i cili pasi ngriti dorën Shefqet Hasani e ndërpreu kontaktin dhe mbylli kuvendin”, - thotë Beshiri. Sa i përket Hasanit, zyrtari i federatës është i prerë: “Askush nuk ia ka ndaluar fjalën z. Hasanit.

Kuvendi ka qenë online dhe ai ka pas problem me rrjetë, sigurisht nuk ka pas internet dhe u shkëput kontakti me të, kjo është e vërteta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat