Edhe një çudi në Kosovë, Beshiri: Kuvend rekord - u krye për 12 minuta!

Sporti

Edhe një çudi në Kosovë, Beshiri: Kuvend rekord - u krye për 12 minuta!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 25 tetor 2022 Në ora: 14:43
Ramadan Beshirit

Nuk kanë të sosur çudirat në sporti e Kosovës. 

Kuvendi i Federatës së Triathlonit të Kosovës ka përfunduar me kohë rekord, për 12 minuta, duke iu referuar deklaratës së Ramadan Beshirit, kryetar i KT Dardania nga Prishtina.

Dardania sipas Beshirit, është klubi më i mirë në Federatë dhe më masiv si nga cilësia dhe rezultatet. 
Beshirit iu ndalu edhe një gjë që e bëri edhe më të habitshëm këtë kuvend.

“Kuvend rekord - u krye për 12 minuta përmes Zumit (Online).

Morën pjesë 15 delegat nga 6 klube. 

Klubi nga: Vushtrria me 3 delegat 
Prishtina           3
Theranda   3
Fushë Kosova      3
Dradana      2
Dardania      1

Brenda nate kuvendi i punës u shndërrua në Kuvend të jashtëzakonshëm.

U miratua rendi i ditës, u verifikuan të pranishmit dhe u lexuan pikat për 12 minuta.
Delegatit nga KT Dardania edhe përkundër kërkesës nuk iu dha fjala.

E habitshme, kur mora ftesën nga sekretari ia dërgova emrin tim por sekretari refuzoi me arsyetimin se i kam mbi 65 vjet.

E çuditshme cili ligj në botë ia ndalon një veprimtari si unë mos me marr pjesë se i ka mbi 65 vjet.

Sipas tij nuk kam të drejt as me u zgjedh në bord as delegat e shumë ndalesa tjera që diskriminojnë dhe cenojnë të drejtat dhe lirin për t’u marr me veprimtari në sport.

Kam konsultua Ligjin për  Sport, Ligjin për OJQ dhe shumë akte normative në vend dhe statute e rregullore ngaFederatat Ballkanike, Evropiane dhe Botërore dhe nuk kam has në përkufizime moshe.
Shih Ligjin për sport Nenin 2 çka thotë dhe ligje tjera.

Kur e propozova për delegat Shefqet Hasanin i shoqërisë me të përcollëm kuvendin por edhe këtu nuk iu dha fjala nga Gazmend  Maxhuni i cili pasi ngriti dorën Shefqet Hasani e ndërpreu kontaktin dhe mbylli kuvendin”, - thotë Beshiri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat