KPP “Gani Maloku” edhe zyrtarisht në Superligën e Kosovës 

Sporti

KPP “Gani Maloku” edhe zyrtarisht në Superligën e Kosovës 

Nga: K. G. Më: 23 tetor 2022 Në ora: 21:09
KPP “Gani Maloku”

Klubi i pingpongut “Gani Maloku i Ferizajt”, falë lojërave të mira që treguan gjatë këtij edicioni, edhe zyrtarisht janë pjesë e Superligës së Kosovës (femrat).

Kryetrajneri i KPP “Gani Maloku”, Ylli Maloku, ka bërë një punë të madhe me vashat e tij duke i realizuar qëllimet që kishte para vetes.

Ky është një sukses i madh për ekipin, ku ka një numër të talenteve të mëdha që premtojnë shumë në të ardhmen. 

“Sot përfunduam kampionatin ekipor për femra në Ligën e Parë të Kosovës dhe u shpallëm nënkampion, ku edhe zyrtarisht jemi pjesë e superligës së femrave në Kosovë.

Suksese vajzave në Superligë”, njofton KPP “Gani Maloku”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat