Komiteti Olimpik i Kosovës ka organizuar sot ecje në Parkun e Gërmisë.
Kjo u organizua në shënim të Ditës Botërore të Ecjes, e cila organizohet në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare TAFISA.
Ecjes i janë bashkuar stafi i KOK-ut me në krye presidentin Ismet Krasniqi, drejtues të komunës së Prishtinës, me drejtorin e sportit, Granit Rugova, Klubi i Boksit Gollaku, drejtues të federatave dhe përfaqësues të tjerë.
Qëllimi i shënimit të kësaj dite është ngritja e vetëdijes së institucioneve dhe qytetarëve mbi rëndësinë që ka ecja në ruajtjen e shëndetit.