Çfarë i bashkoi Shaban Tërstenën dhe Zahir Shabanin para 37 viteve?

Sporti

Çfarë i bashkoi Shaban Tërstenën dhe Zahir Shabanin para 37 viteve?

Nga: K. Goca Më: 15 tetor 2022 Në ora: 15:17
Zahir Shabani, majtas dhe Shaban Tërstena,djathtas

Dy emra të mëdhenj të sportit, kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988, Shaban Tërstena, ish mundësi i mirënjohur dhe sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, dhe Zahir Shabani, ish boksier i gjeneratës së artë të Prishtinës, pesë herë kampione e ish Jugosllavisë, ka kohë që njihen mes vete, qysh në kohën e rinisë. 

Njihen në kohën e artë, në kohën kur dominonin në sportet e tyre, kur Tërstena trandi botën në mundje, ndërsa Shabani një ish Jugosllavi me klubin e boksit Prishtina.

Dy emra të mëdhenj, njihen që 37 vite, nga viti 1985, kur i bëri bashkë lagjja Saraj në Shkup, ku Tërstena stërviste në këtë lagje po ashtu edhe Shabani me klubin e Prishtinës. 

Sot janë miq të mëdhenj dy emra të sportit, dy emra që mburret shqiptaria, dy emra që bënë histori, dy emra të nderuar e të respektuar kudo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat