Ambasadorja Lendita Haxhitasim pret delegacionin e SHGSK-së

Sporti

Ambasadorja Lendita Haxhitasim pret delegacionin e SHGSK-së

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 18:28
Ambasadorja Lendita Haxhitasim pret delegacionin e SHGSK-së

Delegacioni i SHGSK-së i udhëhequr nga presidenti Edmond Thaçi dhe anëtari i Bordit, Ejup Llumnica, u pritën nga Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Romë, Lendita Haxhitasim. 

Gjatë takimit, njoftuam ambasadoren për arsyen e vizitës në Romë, ku po marrim pjesë në Kongresin e 84-të të AIPS-as dhe prezantimin e Kosovës në këtë kongres, ku po marrin pjesë gjithë gazetarë sportivë nga mbarë bota. 

Ishte kënaqesi nga ambasadorja të njoftohemi për punën e kësaj ambasade e cila luan një rol të rëndësishëm në prezantimin e diplomacisë së Kosovës në Itali. 

Shkëlqesia e saj, ambasadorja Haxhitasim, ishte kurioze të mësojë më shumë për punën dhe aktivitetet e komunitetit të gazetarisë sportive në Kosovë.

Ajo tha se krenohet me të arriturat e sportistëve tanë, andaj edhe gazetarët janë ambasadorët më mirë në prezentimin e vlerave të tyre anembanë botës.

Gjatë dy ditëve të ardhshme, delegacioni i SHGSK-së do të ketë edhe takime tjera, që janë në interes të komunitetit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat