McIlroy: Ndihem britanik

Sporti

McIlroy: Ndihem britanik

Më: 20 shtator 2012 Në ora: 21:33

Duhen edhe 4 vjet nga starti i olimpiadës Rio de Janeiro 2016, por golfisti irlandezo-verior, Rory McIlroy shprehet i paduruar për ta provuar këtë eksperiencë, i ndihmuar edhe nga fakti që ky sport do të futet në tabelën olimpike për herë të parë.

Në një intervistë dhënë për “Daily Mail”, numri 1 i botës thekson se e ndien veten më shumë britanik se sa irlandezo-verior. Në vijim ai shton se kjo është rruga e vetme për të marrë pjesë në olimpiadë dhe njerëzit duhet ta kuptojnë drejt qëndrimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat