​Federata e Golfit të Kosovës aplikon për t’u bërë pjesë e Federatës Evropiane

Sporti

​Federata e Golfit të Kosovës aplikon për t’u bërë pjesë e Federatës Evropiane

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 15:51
Lavdim Zylfiu

Federata e Golfit të Kosovës edhe zyrtarisht ka aplikuar që të bëhet pjesë e Federatës Evropiane të Golfit dhe pret që kjo të arrihet pas dy muajve.

Lajmin e ka dhënë nënkryetari i kësaj federate, Lavdim Zylfiu në një konferencë për media duke deklaruar se është shumë optimistë se kjo edhe do të arrihet.

Zylfiu: Presim anëtarësimin në Federatën Evropiane të Golfit

“Iu informojmë se Federata e Golfit të Kosovës do ta organizojë kampionatin e radhës, kampionatin e tretë shtetëror të golfit më datë 30 shtator në resortin e golfit në Gjermani në të cilin do të marrin pjesë 55 lojtarë të golfit të cilët do të udhëtojnë na 10 shtete të ndryshme të botës dhe në këtë kampionat do t’i kemi pesë lojtare femra të kualitetit jashtëzakonisht të lartë. Ky kampionat me kënaqësinë më të madhe iu informojë se do t’i paraprijë anëtarësimit të Federatës së Golfit të Kosovës në Europian Golf Asociation e njohur si EGA e që është organizata më kulminante e golfit në kontinentin e vjetër. Ne si federatë zyrtarisht kemi aplikuar dje për t’u bërë anëtari më i ri në EGA dhe aplikimet i kemi marrë dy javë më herët në një bashkëbisedim dhe bashkërendim të aktivitetit së bashku me zyrtarët e EGA-s.”

Ai më pas zbuloi edhe detaje të tjera duke thënë se tani e tutje kjo federatë do ta ketë himnin e saj në garat ndërkombëtare i cili do të intonohet para ndeshjeve si dhe u prezantua edhe fanella e re e skuadrës.

Zylfiu: Për herë të parë do të paraqitemi me himn dhe fanellë zyrtare si Federatë e Golfit

“Pas 60 ditësh pritet që të mbahet kongresi i madh i EGA-së në Lozanë të Zvicrës ku besoj se do të jemi prezent dhe ne dhe se jemi optimistë që Kosova me shumicë votash do të bëhet anëtari më i ri i Federatës Evropiane të Golfit. Në këtë kampionat i kemi paraparë për këtë vit edhe disa detaje shtesë. Për herë të parë do të intonohet himni i Federatës së Golfit të Kosovës me datë 30 shtator, një himn që besoj do ta keni rastin ta dëgjoni pas kampionati...Përveç kësaj, reprezentuesit e Kosovës për herë të parë këtë vit do të paraqiten në kampionatin e Kosovës me ndërresat e saj zyrtare.. Nga viti i ardhshëm, për herë të parë Federata e Golfit të Kosovës, përkatësisht Republika e Kosovës do të zhvillojë gara zyrtare në sportin e golfit ku do të ballafaqohet fillimisht me të gjitha shtete e rajonit edhe me shtete të tjera evropiane”, theksoi Zylfiu.

Zylfiu dhe se kjo federatë ka buxhet të mjaftueshëm për të marrë pjesë në farat ndërkombëtare edhe pse procesi i rilicensimit po paraqet disa pengesa të vogla në mbarëvajtjen e aktiviteteve të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat