Më 26 qershor mbahet turneu i dytë ndërkombëtarë në Tetovë

Sporti

Më 26 qershor mbahet turneu i dytë ndërkombëtarë në Tetovë

Nga: Shaban Sinani Më: 24 qershor 2022 Në ora: 12:15
Më 26 qershor mbahet turneun e dytë ndërkombëtarë në shah

Në organizim  të klubit të shahut  “Anpasan”  dhe Shoqatës Kulturore “Vizion M”  me organizator teknik Federata e Shahut të Maqedonisë së Veriut më 26  qershor (e diel), në Tetovë, mbahet edicioni i dytë turneu ndërkombëtar i shahut,  ku do të grumbullohen lojtarë më të mirë të rajonit. 

“Deri më sot  pjesëmarrjen e  kanë konfirmuar  mbi  100  lojtar të shahut  nga  rajoni, por  deri të dielën pritet që pjesëmarrjen e tyre ta konfirmojnë  mbi 150 shahista të cilët janë të ranguar  me  pike të Federatës ndërkombëtare  të Shahut (FIDE). Qëllimi është afirmimi i lojës së shahut në këtë nënqiell sidomos tek mosha e re”, -  tha Nazmidin Imeri kryetar i KSH “Anpasan”.

Ndër emrat më të njohur që do të jenë të pranishëm në këtë manifestim të shahut janë: Landi Pasku  kampion i Shqipërisë,

Nderim Saraqi  kampion i Kosovës,  Nikolla Nikollovski, njëri ndër lojtarët më të mire të shahut në Maqedninë e Veriut  dhe  mjeshtër të tjerë nga Serbia, Bullgaria dhe vendet tjera të rajonit.

Turneu do të zhvillohet me sistemin zvicerean apo me  nëntë xhiro sipas rregullave  të FIDE-s. Arbitër kryesor do të jenë Sashko Llakinski një arbiter me liçencë ndërkombëtare  dhe Burhanedin Misini sekretar Federatës së Shahut të Kosovës por do të ketë edhe pesë arbitra ndihmës.

Pë rekuizitat e shahut do të përkujdesen organizatori dhe Federata e Shahut të RMV-së. Garat  e shut  do të mbahen në sheshin “Ilirija” në Tetovë, . Hapja  solemne e  turneut është caktuar për në orë 10:00, të dielën më 26  qershor. Organizatori  për më të mirët ka siguruar dhurata adekuate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat