Kosova renditet në vendin e 3-të në ranglistën botërore

Sporti

Kosova renditet në vendin e 3-të në ranglistën botërore

Më: 1 prill 2022 Në ora: 14:34
Kosova renditet në vendin e 3-të në ranglistën botërore

Në mesin e 71 shteteve garuese anëtare të Federatës Ndërkombëtare të Aeronautikës, shteti i Kosovës ka arritur të renditet në vendin e 3-të në paragllajdizëm precizion.

"Vendi i 3-të në botë u arrit falë disiplinës së jashtëzakonshme dhe punës së palodhshme të sportistëve të Federatës Aeronautike të Kosovës.

Përkrahja nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës ka mundësuar pjesëmarrjen e sportistëve të Federatës Aeronautike të Kosovës në gara ndërkombëtare, në të cilat asnjëhere nuk munguan rezultatet kulminante nga këta sportistë.

Sportistët Kosovar këtë vit do të marrin pjesë në më shumë se 15 gara ndërkombëtare dhe padyshim pritet të arrijnë rezultate tjera kulminante në këtë sport", - njofton Federata Aeronautike e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat