Patinatorja ruse pezullohet përkohësisht

Sporti

Patinatorja ruse pezullohet përkohësisht

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 11:08
Patinatorja ruse pezullohet përkohësisht

Lojërat Olimpike dimërore “Pekin 2022” vijojnë rrugëtimin e tyre dhe përveç medaljeve që fitohen nuk mungojnë edhe lajmet për doping dhe “Covid-19”.

Gatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11 raste të reja me Covid-19, ndërkohë që janë kryer mbi 71 mijë teste. Dy raste janë regjistruar në aeroport, pas arritjes së sportistëve, ndërsa 9 të tjera në Fshatin Olimpik. Të gjithë të infektuarit janë në izolim. Nga 4 janarit, numri i rasteve me koronavirus ka kaluar 500.

Orët e fundit, në Olimpiadë ka shpërthyer rasti i pozitivitetit me doping i patinatores ruse Kamila Valieva. Sipas organizatorëve, ajo ka dalë pozitive para se të niste Olimpiada, por është autorizuar nga vendi i saj të shkojë në Lojërat Olimpike.

Gjithsesi, pezullimi i sportistes 15-vjeçare është përkohshëm dhe ajo vijon të stërvitet. Gjykata arbitrare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar do të vendosë për fatin e patinatores brenda datës 15 shkurt, kur ajo do të garojë në Olimpiadë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat