Ahmet Petrova: Është turp që nuk e shpallën Behije Mustafën sportiste të vitit në Ferizaj

Sporti

Ahmet Petrova: Është turp që nuk e shpallën Behije Mustafën sportiste të vitit në Ferizaj

Nga: Kemajl Goca Më: 25 janar 2022 Në ora: 21:54
Ahmet Petrova: Është turp që nuk e shpallën Behije Mustafën sportiste të vitit në Ferizaj

Ahmet Hysenaj – Petrova, veprimtar i shquar sportiv, ish kryetar i klubit të hendbollit ish Borci (tani Kastrioti) në ligën e parë ish jugosllave, pastaj në kohën e okupimit i KH Kastriotit, po ashtu edhe pas lufte dhe disa vite edhe në krye të KHF Kastriotit nga Ferizaj, (femrat), është i habitur se si një sportiste, një karateiste siç është Behije Mustafa, që ka fituar medalje të bronztë në Kampionatin Evropian për juniore, nuk e shpallën sportiste të vitit në Ferizaj për vitin 2021.

“Është gjynah t’i hyhet në hak sportisteve të merituara.

Sportiste si Behije Mustafa, janë një ari për qytetin tonë dhe Kosovën. Është gjynah që të shkelet djersa e një sportiste që na bëri krenarë të gjithëve me medalje në Kampionatin Evropian për juniore.

Nuk e di me çfarë kritere kanë punuar ata, ato janë kritere të turpit që të gjithëve na bëjnë të turpërohem, sepse u shkel një potencial i madh me vetëdije.

Është turp që nuk e shpallën Behije Mustafën sportiste të vitit në Ferizaj. ky është gabim i rëndë, që nuk iu falet.

Qe 22 vite nuk kemi pasur një sukses të tillë! Nuk e di unë, a mund e dallojnë disa aty se çfarë është medalja evropiane apo mendojnë se është medalje e turneut e garës së mëhallës”, thotë Petrova për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Të mos shpallet më e mira, vërtetë është turp për Komisionin, për ata që vendosën kundër saj, aspak nuk janë sportistë dhe nuk ia dojnë të mirën sportistëve, për mua janë antisportistë”, - përfundon Petrova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat