Vlora Çitaku çartë serbët, reagime të ashpra  

Sporti

Vlora Çitaku çartë serbët, reagime të ashpra  

Nga: Kemajl Goca Më: 4 janar 2022 Në ora: 23:06
Vlora Çitaku çartë serbët, reagime të ashpra, foto ilustrim

Shumë pluhur është ngritur për pjesëmarrjen e Novak Gjokoviqit në turneun ‘Australian Open’, pasi tenisti serb njoftoi se do të udhëtonte për në Melbourn për shkak se ka një përjashtim mjekësor për të, për atë që nuk ishte vaksinuar.

Kjo çoi në një valë reagimesh negative nga media të shumta në Perëndim, dhe ato në Britani ishin më të zëshmet, duke hedhur helm në kurriz të një vendimi të tillë, shkruan media serbe me nervozizëm “Nova.rs”.

“Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës dhe ish-ambasadore në SHBA, Vlora Çitaku, ka ndjerë nevojën të flasë me këtë rast.

Ajo la një citim nga libri “Ferma e kafshëve” të George Orwell në llogarinë e saj në Twitter për lajmin e shkuarjes së Novakut në Australi.

“Të gjitha kafshët janë njësoj, vetëm disa janë njësoj prej të tjerëve”,  që i referohet satirës, citon media serbe.

“Në atë mënyrë, ajo e krahasoi Gjokoviqin me de*r që kanë privilegje në raport me të gjitha kafshët e tjera dhe kështu shprehu mospajtimin e saj me vendimin që i lejoi serbit të marrë pjesë”, shkruan media serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat