Përfundoi me sukses turneu “13 Nëntori”

Sporti

Përfundoi me sukses turneu “13 Nëntori”

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 11:30
Përfundoi me sukses turneu “13 Nëntori”

Të shtunën, në sallën sportive “Shaban Tërstena” në Çair të Shkupit me sukses ka përfunduar edhe një edicion i turneut tradicional (i 14-ti) në mundje “13 Nëntori”, organizuar nga KM Tefejuz, për nder të clirimit të qytetit. Ky turne është një nga më të suksesshmit në vendin tonë.

Në turne morën pjesë klube të ndryshme nga Maqedonia e Veriut dhe nga Kosova. Pas shumë luftërave interesante, juria në fund shpalli mundësit më të mirë, e ku pothuajse të gjitha cmimet shkuan për garuesit e KM Tefejuz.

Kësisoj, Miraxh Mustafa (32kg) u shpall mundësi më i mirë në turne, Muhamed Veseli (44kg) u zgjodh tekniku më i mirë, ndërsa Muzafer Halimi (35kg) u shpall mundësi më i mirë vendor. Të gjthë këta nga KM Tefejuz. Ndërsa, Ernest Domi (27kg) nga Kosova u shpall mundësi më i mirë i huaj.

Turneun në fjalë e ka madhështuar prania e kampionit olimpik Shaban Tërstena, i cili para ndeshjeve finala iu drejtua mundësve të rinj me disa fjalë motivuese.

Ndërkohë, kryetari i klubit Tefejuz, Nusret Xhaferi, falënderoi kampionin Shaban Tërstena për pjesëmarrjen e tij, duke thënë se ishte nder dhe kënaqësi për klubin e tyre që ta kenë mysafir special. Ai gjithashtu falënderoi edhe klubet pjesëmarrëse në turne.

KM Tefejuz si klub organizator për garuesit fitues ndau kupa dhe medalje.

Ndërsa, kampioni olimpik Shaban Tërstena, gazetari Reshat Ibraimi dhe mbështetësit e turneut u nderuan me nga një plaketë dhe maica me emrin e klubit.

Ja fituesit sipas kategorive:
27 kg:
1. Ajan Slaiu, KM Liria
2. Ernest Domi, Kosovë
3. Zaim Zaimi, KM Shkupi
3. Islam Memedi, KM Tefejuz

32 kg
1. Miraxh Mustafa, KM Tefejuz
2. Elmedin Hajrullau. KM Shkupi
3. Eren Murtezi. KM Shkupi
3. Uvejs Musli, KM Liria

35 kg
1. Muzafer Halimi, KM Tefejuz
2. Shukri Bushi, Kosovë
3. Ilhan Murtezi, KM Shkupi
3. Marko Vaskov, BK Vardar

38 kg
1. Danijal Veseli, KM Tefejuz
2. Ramazan Hosic, KM Shkupi
3. Abdulaziz Azizi, KM Shkupi
3. Emir Reçica, KM Liria

41 kg
1. Dardan Bela, KM Liria
2. Ensar Iseni, KM Tefejuz
3. Uvejs Fuga, KM Shkupi

44 kg
1. Muhamed Veseli, KM Tefejuz
2. Matei Nedelkovski, BK Vardar
3. Lavdrim Zaimi, KM Shkupi
3. Matej Trajkovski, BK Vardar

48 kg
1. Sufjan Sinani, KM Dardania
2. Erdon Thaçi, Kosovë
3. Muadh Halimi, KM Tefejuz
3. Ensar Arifi, KM Tefejuz

52 kg
1. Trim Ismaili, KM Liria
2. Emir Lutviji, KM Tefejuz
3. Edin Shabani, KM Shkupi
3. Halit Saliu, KM Liria

57 kg
1. Flamur Ismaili, KM Liria
2. Mijazi Jusufi, KM Tefejuz
3. Hristijan Tasevski, BK Balkanec
3. Nazmi Curi, Kosovë

62 kg
1. Omer Memedi, KM Liria
2. Amir Lutviji, KM Tefejuz
3. Alban Hamidi, KM Liria

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat