Vetëvritet sportisti, edhe babai i tij vdiq tragjikisht para 23 viteve 

Sporti

Vetëvritet sportisti, edhe babai i tij vdiq tragjikisht para 23 viteve 

Nga: Kemajl Goca Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 23:17
Vetëvritet sportisti, edhe babai i tij vdiq tragjikisht para 23 viteve 

Drejtori i përgjithshëm i klubit të hokejt, Bratislava Kapitals, sllovaku Dushan Pashek (36 - vjeçar), është vetëvrarë!

Ai është gjetur sot në një pjesë të qytetit të quajtur Koliba, transmeton media sllovake “Sportnet”. 

Kampioni i trefishtë i Sllovakisë u shpall i zhdukur mbrëmjen e së enjtes.

Vetëm dy ditë më parë, të mërkurën, nga i njëjti klub ka mbërritur një tjetër lajm tragjik, se i riu Boris Sadecki (24-vjeçar), pasi u rrëzua gjatë një loje, më vonë ndërroi jetë. Pashek përfundoi karrierën e tij në vitin 2016 për shkak të problemeve shëndetësore.

Pasek Jr. ishte djali i legjendës së sllovakëve dhe kombëtares çekosllovake Dushan Pashek.

Ai vdiq më 14 mars të vitit 1998 në zyrën e tij. Vdekja tragjike e presidentit të atëhershëm të SZL’H u konkludua zyrtarisht si vetëvrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat