Shaban Tërstena: U emocionova nga ajo që pashë 

Sporti

Shaban Tërstena: U emocionova nga ajo që pashë 

Nga: K.Goca Më: 10 tetor 2021 Në ora: 14:49
Shaban Tërstena: U emocionova nga ajo që pashë 

Legjenda e sportit shqiptar, Shaban Tërstena, ish mundësi i mirënjohur, është i fascinuar me talentet që ka mundja.

Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988, dje ishte në qytetin e Radovishit në Maqedoninë e Veriut, duke pa nga afër talentet e mundjes, që një ditë do të janë në piedestalin më të lartë botëror.

“Dje në qytetin e Radovishit u mbajt turneu ndërkombëtar ‘Trofeu i Kampionëve të legjendave të mundjes’.

Une isha i ftuar si mysafir, për të parë talentet e ri u emocionova nga ajo që pashë tek këta fëmijë mundës të rinj nga ky turne, secili tregonte aftësitë e tyre në mejdan.

Por tani  këto fëmijët nuk  janë vetëm talente por janë më shumë sesa talenti, sepse ata u treguan në luftën finale, edhe pse janë fëmijë por ishte një luftë e paparë, nuk dihej kush ishte fituesi deri në sekondat e fundit.

Unë jam plotësisht i bindur për potencialin e këtyre mundësve të rinj, vetëm me punë  serioze të punohet me këta talenta e jo pas disa vite  zhduken nga sporti.

Çfarë tjetër të them ju që jeni në detyrë vazhdoni rrugën e suksesit”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat