Zyrtarët e KOK-ut takohen me shefen ekzekutive të Komitetit Olimpik

Sporti

Zyrtarët e KOK-ut takohen me shefen ekzekutive të Komitetit Olimpik

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 12:01
Zyrtarët e KOK-ut takohen me shefen ekzekutive të Komitetit Olimpik

Në vazhdën e takimeve me drejtues të Komiteteve Olimpike Kombëtare, sot në Tokio të Japonisë, drejtuesit e KOK-ut, sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, nënpresidentët Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi dhe këshilltari i presidentit Ismet Krasniqi, Besim Aliti, takuan shefen ekzekutive të Komitetit Olimpik dhe Paralimpik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sarah Hirshland.

Të dyja palët diskutuan çështje të ndryshme, derisa Hirshland shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me KOK-un.

Të dyja Komitetet Olimpike u pajtuan që bashkëpunimi të përqendrohet në shkëmbim të përvojave, me theks të veçantë në ato sporte ku ne jemi më të avancuar dhe anasjelltas.

Ka qenë një takim shumë i rëndësishëm mes palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat