SHBA, atletët studentë ndërkombëtarë nuk përfitojnë pagesa

Sporti

SHBA, atletët studentë ndërkombëtarë nuk përfitojnë pagesa

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 17:15
Atletët

Pasi Shoqata Kombëtare e Atletikës për Kolegjet, NCAA, njoftoi se atletët studentë amerikanë mund të përfitojnë nga emri, imazhi apo pëlqyeshmëria e tyre atletët studentë ndërkombëtarë mbeten në errësirë. Vizat studentore që ata kanë nuk i lejon të përfitojnë të ardhura nga sistemi i ri i pagesave.

Para pak kohësh atletët e kolegjeve dhe universiteteve nuk mund të përfitonin të ardhura, përveç bursave. Por Shoqata Kombëtare e Atletikës për Kolegjet, NCAA, e ndryshoi vendimin pasi Gjykata e Lartë e SHBA tha se politika të tilla shkelin ligjet antitrust.

Tani, atletët studentë amerikanë mund të paguhen sipas një rregulli të ri për emrin, imazhin dhe pëlqyeshmërinë e tyre. Por ky rregull është i paqartë për atletët studentë ndërkombëtarë.

“Unë nuk mendoj se ka dallimin midis atletëve studentë ndërkombëtarë dhe atyre amerikanëve, përveç kombësisë. Por në fund të ditës, ne jemi njerëz, të gjithë atletë. Unë nuk e kuptoj se si kombësia juaj duhet të luajë një rol kaq të rëndësishëm”, thotë Terence Fall, Lojtar Futbolli në Kolegj.

Vizat studentore, që kanë lojtarë si Terence Fall me origjinë nga Franca, kanë kufizime për të ardhurat që mund të fitojnë studentët e huaj.Nëse ai do të përfitonte të ardhura nga sistemi i ri i pagesave, kjo mund të rrezikonte statusin e vizës së tij për të qëndruar në SHBA.

Rob Seiger është avokat imigracioni dhe ka këshilluar universitetet dhe programet atletike. Ai thotë se atletët studentë ndërkombëtarë duhet ta kuptojnë mirë sistemi e ri.

“Me të vërtetë, me të vërtetë kini kujdes për këtë sepse shumë lojtarë vijnë këtu. Ata nuk janë këtu vetëm për arsimin e tyre. Por në varësi të sportit që ju praktikoni, shikoni ligjet dhe përpiquni të ndryshoni vizën. E di që nuk do të bëni asgjë për të ndryshuar të ardhmen tuaj për një kohë të shkurtër”, thotë Rob Seiger, avokat imigracioni.

Avokati për çështjet e sportit, Dan Lust thotë se nëse një atlet student ndërkombëtar merr pagesë kjo do të kishte ndikim në përshtatshmërinë e tyre për të luajtur si dhe statusin e imigracionit.

“Mendoj se statusi juaj për të qëndruar në Amerikë do të vihej në rrezik. Unë mendoj se ju duhet të qëndroni larg këtyre gjërave”, thotë ai.

Por Terence Fall, lojtar Futbolli në Kolegj është i bindur se edhe ai mund të përfitojë nga sistemi i ri i pagesave, por planifikon të veprojë me kujdes nëse i ofrohet një marrëveshje.

“Unë mendoj se do të flas me ta dhe pastaj do të shoh se cilat janë të drejtat e mia dhe çfarë jam në gjendje të bëj. Dhe nëse do të rrezikohej karriera ime në futboll, atëherë nuk do ta bëja. Unë nuk do të zgjidhja të ardhurat para futbollit”, thotë Terence Fall, Lojtar Futbolli në Kolegj.

Universitetet nuk kanë qenë në gjendje të ofrojnë udhëzime për atletët studentë ndërkombëtarë.

“Univeristet nuk e dinë se çfarë do të thotë më pas zyra amerikane e Imigracionit (USCIS)”, thotë Rob Seiger, avokat imigracioni.

Edhe avokati për cështjet sportive Dan Lust thotë se të gjithë studentët, vendas apo ndërkombëtarë, duhet të jenë të kujdesshëm kur duhet të nënshkruajnë një marrëveshje që sjell përfitime për ta./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat