Kampioni olimpik kapet duke bërë punime me grep në shkallët e stadiumit.
Sportisti anglez Tom Dalej është bërë viral me gjestin e tij gjatë një garë në Lojërat Olimpike.
Teksa po shijonte garën e femrave në stilin e zhytjes, Dalej ishte ulur në tribunë duke thurur punime me grep.
Në pamjet e postuara në internet, shikohet se si sportisti 27-vjeçar nuk e prish terezinë e tij dhe vazhdon i qetë punën e tij.