Besim Hasani i la të gjithë gojëhapur, parashikues i saktë  

Sporti

Besim Hasani i la të gjithë gojëhapur, parashikues i saktë  

Nga: Kemajl Goca Më: 28 korrik 2021 Në ora: 14:16
Besim Hasani i la të gjithë gojëhapur, parashikues i saktë  

I qetë, diplomat sportiv, e peshon mirë fjalën dhe pastaj e thotë! 

Ai është Besim Hasani, ish president i Komitetit Olimpik të Kosovës, kontribues i madh në vitet e 90-ta, në gjeneratën e sakrificës dhe i pandalshëm edhe në vitet e pasluftës, deri në humbjen e zgjedhjeve me 25 mars të këtij viti, pas 25 viteve largohet nga kreu i KOK-ut.

Para pak ditësh, në një televizion, tha se pret që xhudo të kthehet me tri medalje nga Lojërat Olimpike.

Një deklaratë interesante, por që po bëhet realitet, i la të gjithë gojëhapur, parashikues i fuqishëm.

Mbetet të shihet nesër edhe xhudistja Loriana Kuka dhe nëse edhe ajo stoliset me medalje, Hasani është parashikues i saktë. 

Njerëzit e sportit siç është Besim Hasani, e njohin gjenezën e sportit dhe janë shumë të përafërt edhe në analiza edhe në saktësi. Besim Hasani kur flet mendohet mirë, e pastaj e thotë. 

Është prej personaliteteve të rralla që e njeh sportin e Kosovës, edhe kur e kishte më së ngushti, kurrë nuk u ngutë, me leshu ndonjë deklaratë në afekt, por e ka ruajtur qetësinë dhe si gjithmonë fitues në diplomacinë sportive. 

Sot disa federata që votuan kundër tij, janë bërë pishman, po iu mungon shumë dhe po e ndjejnë mungesën e tij! Kështu është tek ne, kur të humbin të kërkojnë, por është vonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat