Tokyo 2020, Matvei Petrov nuk kualifikohet direkt në finale, por ende mund të shpresojë

Sporti

Tokyo 2020, Matvei Petrov nuk kualifikohet direkt në finale, por ende mund të shpresojë

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 16:32
Matvei Petrov

Ka përfunduar zyrtarisht konkurimi për sportistin shqiptar, Matvey Petrov, rusin që përfaqësohet me flamurin kuqezi në gjimnastikë në kategorinë kaluç.

Paraqitja e tij ishte shumë pozitive në mes të 74 garuesve të tjerë ku Petrov zuri vendin e 10, dhe për fat të keq vetëm për një vend nuk arriti të kualifikohet në fazën finale.

Siç shihet edhe nga renditja ai është i 10-ti dhe njé sportist më lart se ai është i kualifikaur.

Petrov është shënuar me R1 në renditje, që do të thotë se ka ende shpresa nëse një nga rivalët me lart se ai në renditje tërhiqet apo të ndodhë diçka tjetër.

Sipas rregullores nëse një nga sportistët në renditje me lart, rezulton me covid, apo dëmtohet apo mund të rezultojë me doping, automatikisht eliminohet dhe i liron vendin sportistit rus të Shqipërisë, Matvey Petrov.

Gjithsesi edhe me këtë paraqitje, i 10 në një Olimpiadë, Petrov mund të thuhet se ka arritur të bëjë më të mirën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat