Nderim Saraçi, fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Mesdhetar

Sporti

Nderim Saraçi, fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Mesdhetar

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 22:29
Nderim Saraçi, fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Mesdhetar "Petrovac 2021"

Shahisti ynë, Nderim Saraçi, arriti të fitojë medaljen e argjendtë në Kampionatin e 11-të Mesdhetar të shahut, që prej 18 - 26 qershor 2021 u mbajt në Petrovac të Malit të Zi, me pjesëmarrjen e 20 shteteve.

Saraqi mblodhi 7.5/9 pikë, duke arritur të fitojë edhe normën e parë e parë për titullin kryemjeshtër dhe 24.7 pikë elo (rejting).

Për suksesin e Nderimit, ka shkruar sot edhe Unioni Evropian i Shahut.

Ky është suksesi më i madh ndonjëherë për ndonjërin nga shahistët tanë.

Nderimi fitoi medaljen pas 125 lëvizjeve dhe gjashtë orë lojë ndaj kryemjeshtrit turk, Sanal Vehap.

Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesin e Saraçit dhe Federatës së Shahut të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat