Kulla CEZ 2021, fundjava më atraktive e disiplinës malore

Sporti

Kulla CEZ 2021, fundjava më atraktive e disiplinës malore

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 08:12
Ilustrim

Gara më atraktive e disiplinës malore në automobilizmin kosovar, ajo e Kullës, e vlefshme edhe për FIA CEZ mbahet në këtë fundjavë.

Interesimi i garuesve, por edhe i dashamirëve të auto sportit është i madh, ndërsa Federata e Auto Sportit e Kosovës, në bashkëpunim me AK Peja Visari, i kanë bërë të gjitha përgatitjet që gara të ketë rrjedhë sa më të mirë, e njëherësh FASK të dëshmojë edhe njëherë se është në gjendje  të organizojë ngjarje të mëdha sportive edhe kur ato janë të rrafshit ndërkombëtar.

Ndryshe nga garat tjera, kësaj here procedurat fillojnë qysh të premten pasdite. Nga ora 16:00 – 19:00, në servisin “Eurogoma” në magjistralen Pejë – Prishtinë, në Qyshk, bëhet paraqitja administrative në garë, verifikimi i dokumentacionit dhe kontrolli teknik i veturave. Në orën 20:00 është caktuar takimi i parë i Komisionit Sportiv, ndërsa një orë më vonë (21:00) publikimi i listës fillestarestartuese.

Të shtunën, në intervalin kohor 07:00 – 09:00, bëhet paraqitja shtesë në garë, verifikimi i dokumentacionit dhe kontrollimi teknik i jashtëzakonshëm i veturave. Në orën 10:00 bëhet publikimi i listës përfundimtare të garuesve, në 12:00 është vozitja e parë testuese, në 14:00 e dyta, ndërsa në orën 17:00 është caktuar takimi i dytë i Komisionit Sportiv.

Hapja zyrtare e garës është caktuar për të dielën në orën 11:45, derisa vozitja e parë fillon në 12:00. Dy orë më vonë (14:00) është paraparë të fillojë vozitja e dytë, ndërsa 15 minuta pas përfundimit të saj, publikimi i rezultateve jozyrtare.

Takimi i tretë i Komisionit Sportiv është në orën 16:00, ndërsa 30 minuta më vonë publikimi i rezultateve zyrtare.

Në orën 17:00 do të bëhet ndarja e çmimeve për fituesit, me çka edhe përmbyllet gara në Kullë.

Veç skuadrës organizative të FASK-ut, për çdo eventualitet do të asistojnë edhe Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe  Brigada e Zjarrfikësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat