​Nesër mbahet gara automobilistike në Prizren

Sporti

​Nesër mbahet gara automobilistike në Prizren

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 11:54
Prizren

Nesër do të mbahet gara e parë në disiplinën e auto sllallomit për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm, garë kjo që organizohet nga “SHAM AK Prizreni” në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës (FASK).

Kjo garë do të zhvillohet në qytetin e Prizrenit, më saktësisht te transiti i ri, ku do të ketë pjesëmarrës të dy konkurrencave, asaj të femrave dhe të meshkujve.

Paraqitje për garë do të bëhet nga ora 9:00 deri në 10:30, kurse kontrolli teknik i veturave dhe verifikimi i dokumentacionit do të bëhet nga ora 9:00 deri në 11:00.

Me fillim nga ora 11:30 do të zhvillohet takimi i parë i Komisionit Sportiv, kurse menjëherë pas 10 minutave do të publikohet lista startuese.

Ndërsa vozitjet testuese do të fillojnë nga ora 12:00 dhe pas përfundimit të tyre do të nisin edhe ato zyrtaret.

Përveç Federatës së Auto Sportit të Kosovës, prezent në këtë garë automobilistike do të jetë edhe asistenca e Policisë së Kosovës, Brigadës së Zjarrfikësve, Ndihmës së Shpejtë dhe Merimangës së “SHAM AK Prizreni D&G”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat