16 garues noti vijnë në Prishtinë, Mitrovica fiton

Sporti

16 garues noti vijnë në Prishtinë, Mitrovica fiton

Më: 30 maj 2021 Në ora: 22:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Federata e Notit të Kosovës ka arritur të realizojë garën e notit “Speedo Cup” me gjithsej 16 garues në Prishtinë.

Fitues të kësaj gare është shpallë klubi i Mitrovicës me notaren më të mirë të përzgjedhur Jona Macula.

Ndërkaq, në garën ku u dhuruan 27 medalje, vendi i dytë i takoi garuesve të komunës së Ferizajt.

Gjithashtu si një ndër klubet më të reja pjesëmarrëse ishte edhe klubi i notit të Skenderajt që po ashtu mori medalje për lojtarët e mirëpërgatitur. Pjesë e garës ishin edhe klubi i Fushë Kosovës, klubi i notit “Onix” dhe të tjerë.

Ndërkohë gara e notit do të vazhdojë me datat 18,19 dhe 20 qershor dhe do të mbahet në Durrës. Kjo garë është duke u organizuar nga ‘Federata e Notit të Shqipërisë’ dhe është një garë ndërkombëtare.

Por, sa është i popullarizuar ky sport në Kosovë?

Nënkryetarja e Federatës së Notit, Kimete Alidema, për Klankosova.tv u shpreh që se ka interesim të jashtëzakonshëm të të rinjve për të qenë pjesë e notit, por edhe të atyre më në moshë.

“Moshat madhore e vlerësojnë të rëndësisë shëndetësore që të rezervojnë nga koha e tyre të paktën njëherë në javë apo dy herë për përmirësim të boshtit kurrizor”.

Madje ajo është shprehur se një nga arsyet kryesore për të futur në një shprehi rutinore sportin e notit është që fëmijët janë duke pasë probleme të mëdha nga devijimet e boshtit kurrizor për shkak të çantave të rënda të shkollës apo edhe të përdorimit të telefonave që po i dërgojnë ata deri në shtrembërimin e shpinës.

Sipas Alidemës, problemi kryesor me të cilin po përballet sporti i notit në Kosovë është mungesa e një pishine publike për këtë sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat