Takohen G3-shi, çfarë po zihet brenda Komitetit Olimpik të Kosovës?

Sporti

Takohen G3-shi, çfarë po zihet brenda Komitetit Olimpik të Kosovës?

Nga: Kemajl Goca Më: 26 maj 2021 Në ora: 22:08
Takohen G3-shi, çfarë po zihet brenda Komitetit Olimpik të Kosovës?

Treshja e fuqishme e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK-ut), sonte janë takuar në njërën nga lokalet në Ferizaj, kanë diskutuar disa gjëra në lidhje me sport, madje raportohet se po mendojnë të marrin një vendim të rëndësishëm dhe të sjellin për miratim të Bordi i KOK-ut.

Milaim Kelmendi dhe Gazmend Maxhuni, nënkryetarët e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Avni Nuha, anëtar i këtij asociacioni, njihet si G3-shja e fuqishme, dikur miq të mëdhenj të ish presidentit të KOK-ut, Besim Hasani, por në fund kundërshtarët më të mëdhenj të tij sportiv, sidomos Maxhuni e Kelmendi!

Këta e rrëzuan nga pushteti Besim Hasanin,  por sonte cili ishte misioni i tyre, për çfarë të mire u takuan dhe cili do të jetë vendimi që po mendojnë të marrin ata. Diçka e re pritet me ndodhë.

Diçka po zihet në Komitetin Olimpik të Kosovë, për mirë apo për të keq, gjithçka do të shihet në ditët e ardhshme! G3-shja, që njihet si të pandashëm dhe që sollën ndryshimin edhe në KOK, a mos vallë se kanë edhe një plan tjetër?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat