Kështu dukej trajneri i njohur shqiptar një ditë para se të vdes

Sporti

Kështu dukej trajneri i njohur shqiptar një ditë para se të vdes

Nga: Kemajl Goca Më: 21 prill 2021 Në ora: 13:48
Hajrush Sinani në të majtë dhe Shaban Tërstena në të djathtë.

Hajrush Sinani, trajner i mirënjohur shqiptar, ka ndërruar jetë në orët e sotme të mëngjesit.

Një ditë para se të vdes, legjenda e mundjes Shaban Tërstena, e vizitoi Sinanin në shtëpinë e tij.

Në fotografi shihet Hajrush Sinani, i cili  është në të majtë dhe Shaban Tërstena në të djathtë.

Kjo fotografi u postua dje nga Tërstena, kampioni olimpik i vitit 1984 dhe nënkampioni olimpik 1988.

Ikja në amshim e Sinanit është një humbje e madhe për tërë komunitetin e mundjes dhe sportin në përgjithësi shqiptar.

Ai vuante nga kanceri dhe nuk ia doli ta fitoi këtë betejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat