ANOC ka dy fjalë për Ismet Krasniqin, president i ri i KOK-ut

Sporti

ANOC ka dy fjalë për Ismet Krasniqin, president i ri i KOK-ut

Më: 1 prill 2021 Në ora: 19:14
ANOC ka dy fjalë për Ismet Krasniqin, president i ri i KOK-ut

ANOC uron Ismet Krasniqin për zgjedhjen president i KOK-ut.

Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC) ka uruar presidentin e ri të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, për zgjedhjen e tij në krye të KOK-ut.

Në letrën e dërguar, ANOC shpreh gatishmërinë për të punuar ngushtë me presidentin Krasniqi.

“Pranoni urimet tona më të përzemërta për zgjedhjen tuaj president i Komitetit Olimpik të Kosovës. Ju urojmë të gjitha të mirat në vitet e ardhshëm dhe shpresojmë të bashkëpunojmë ngushtë për promovimin dhe zhvillimin e Lëvizjes Olimpike”, thuhet në letër urimin e sekretares së përgjithshme të ANOC-ut, Gunilla Lundberg.

Krasniqi u zgjodh president i KOK-ut në Asamblenë e 8-të Zgjedhore, të mbajtur më 25 mars 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat