Deputeti i Vetevendosjes zbulon fajtorin e krizës së Ferizajt

Sporti

Deputeti i Vetevendosjes zbulon fajtorin e krizës së Ferizajt

Më: 17 mars 2021 Në ora: 18:21
Deputeti i Vetevendosjes zbulon fajtorin e krizës së Ferizajt, flet për skemë kriminale

KF Ferizaj është duke kaluar një nga momentet më të vështira në histori të klubit.

Teksa nga dita e djeshme klubi ka vendosur të futet në bojkot, si shkak i gjendjes së rëndë financiare, duke pranuar se lojtarët kanë luajtur pa marrë asnjë pagë që disa muaj me radhë.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje nga Komuna e Ferizajt, Dimal Basha, fajtor për krizën e klubit e ka bërë kryetarin e qytetit, Agim Aliun, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, duke thënë se Aliu e ka privatizuar kundërligjshëm atë dhe i ka bërë aksionarë klikën e tij.

Basha këto akuza i bëri në llogarinë personale në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Klubi futbollistik i qytetit tonë të Ferizajt po shkon drejt shuarjes, dhe për këtë shuarje ka përgjegjësi Kryetari Agim Aliu me klikën e tij.

Çka duhet të dimë është se FC Ferizaj nuk i takon më qytetit, kjo sepse kryetari Agim Aliu e ka privatizuar kundërligjshëm atë dhe i ka bërë aksionarë klikën e tij.

Sot peonarë të klubit janë njerëz të PDK-së që kanë mendu me përfitu nga kjo skemë ilegale, përfshi edhe babadimra si Mustafë Grainca, që njihet publikisht për degradimin e qytetit, e tash edhe të klubit.Prandaj, adresa për këtë degradim ka emër dhe mbiemër – Agim Aliu!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat