Gruaja që po i frikëson burrat e Kosovës në garë për president

Sporti

Gruaja që po i frikëson burrat e Kosovës në garë për president

Nga: Kemajl Goca Më: 9 mars 2021 Në ora: 15:16
Linda Shala

Kutia e votimit, sa është e ëmbël aq edhe e hidhur! Aty është vetëm një fitues, të tjerët humbës apo do të dalin kokulur dhe të nervozuar!

Një grua kokëforte, vendosi që t’i futet garës për presidente të Komitetit Olimpik të Kosovës! 

Një emër i njohur jo vetëm i skenës sportive, është Linda Shala, e shquar në të gjitha rrafshet apo një zonjë e përkushtuar në punë, me një oratori të përsosur dhe e guximshme në çdo sferë dhe aktualisht është nënkryetare e Federatës së Basketbollit ë Kosovës.

Image

Besim Hasani

Nuk iu desh edhe shumë që të mendoj për t'iu futur betejës për presidente, falë nominimit edhe nga FBK-ja!

Vendosi t’i sfidojë burrat e sportit, si Besim Hasanin, që rrafsh 24 vite apo dy dekada e gjysmë është në pozitën e presidentit, dhe kandidatin Ismet Krasniqi, që konkurron për herë të parë, ndërsa Milaim Kelmendi ende nuk dihet saktësisht se do t’i futet garës apo jo.  

Image

Ismet Krasniqi

Besim Hasani është në “siklet të jashtëzakonshëm” apo në presion të madh, pothuajse edhe i “djersitur” siç thuhet në zhargonin sportiv sepse tani do të ballafaqohet me kandidatë të fortë, se kush do ta fitojë garën do të shihet me 25 mars.  

Ose siç thuhet në popull, kush do të jetë në kali të bardhë do të shihet me 25 mars. 

Fundja, Linda Shala, Ismet Krasniqi, Besim Hasani apo Milaim Kelmendi, njëri do të jetë në krye të KOK-u. 

Image

Milaim Kelmendi

Ata po luftojnë votë për vote! Burrat që synojnë postin e presidentit a po frikësohen nga “gruaja e hekurt”? Sigurisht se nuk e ndiejnë veten rehat sepse futja e Lindës në garë dikë e lë me pak vota dhe ia prishë edhe më shumë matematikat, kjo është normale në botën demokratike! 

Në takimin sy me sy të gjithë iu premtojnë votën, vota është e fshehtë te kutia dhe aty gjërat ndryshojnë, ndryshon edhe dora apo lapsi nganjëherë shkon ndryshe, të tradhton në sekondën e fundit.  25 marsi,  do të sjell rezultate befasuese!  

Me një fjalë, Linda Shala futet në garë zyrtarisht dhe në një formë ka mbjellë frikë të kandidatët tjerë në garë për president të KOK-ut! Linda synon fitore, sikur edhe Besim Hasani, Ismet Krasniqi dhe Milaim Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat